-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Më të lexuarat

Për të pestën herë sot do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Takimi i deputetëve do të mbahet në ora 13:00, në tentativë për ta krijuar Komisionin hetimor për dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në njërën nga seancat e Kuvendit se peticioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i nënshkruar nga 41 deputetë, është hap i ngutshëm.

Sipas saj, ky hetim parlamentar synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit janë të përfshira, ndërsa ka pyetur deputetët nënshkrues të peticionit “A nuk po i besoni Prokurorisë apo e konsideroni veten hetues më të aftë se Prokuroria dhe Policia?”.

Sipas saj, ky hetim parlamentar synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit janë të përfshira, ndërsa ka pyetur deputetët nënshkrues të peticionit “A nuk po i besoni Prokurorisë apo e konsideroni veten hetues më të aftë se Prokuroria dhe Policia?”.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar përmes një video mesazhi se kush janë gjashtë deputetët e pozitës të cilët e kanë sabotuar punën e Komisionit hetimor për “rezervat shtetërore”.

“Këtë javë ka dështuar… konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e rezervave shtetërore pavarësisht votës së 69 deputetëve për, një kundër dhe 6 abstenime. Sërish shkak i dështimit të mbledhjes konstituive ishte mungesa e gjashtë deputetëve të shumicës parlamentare, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba, Erxhan Galushi që udhëhiqet nga LVV-ja.

Megjithatë fuqia politike në Kuvend, nuk duhet të shndërrohet në arsye për qeverisje jotransparente e jo-llogaridhënëse e cila saboton proceset parlamentare, që janë në funksion të qeverisjes së mirë e pa korrupsion. Vetëm duke mundësuar konstituimin e këtij komisioni dhe përmbushjen e mandatit të tij deputetët do të mund të kontribuojnë në heqjen e të gjithave dilemave mbi aferat potenciale korruptive dhe do të rrisin besimin e publikut në institucione dhe në qeverisje”, ka thënë Cakolli.

Ndryshe, dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, janë arrestuar në gusht të këtij viti nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bastisjet dhe arrestimet erdhën pas publikimit të audio-incizimeve për rezervat shtetërore.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u janë paguar paratë kompanive turke e polake për grurë, vaj e sheqer, këto produkte nuk kanë ardhur në Kosovë dhe rrjedhimisht buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 600 mijë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit