-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Për herë të parë në histori, lumi Kolorado nga i cili varen 40 milionë amerikanë po mbetet pa ujë

Më të lexuarat

Për herë të parë në histori, lumi Kolorado nga i cili varen 40 milionë amerikanë po mbetet pa ujë

Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, janë vënë reduktime të ujit për shkak të mungesës së ujit në lumin e Kolorados, që praktikisht është burim i jetës për miliona njerëz në jugperëndim të Amerikës.

Siç raporton BBC, vendimi i agjencisë federale për ujë, ka pasuar pasi që ka mungesë të ujit në Mead, akumuluesi më i madh në SHBA që ka rënë në nivel tejet të ultë – që ekspertët po e cilësojnë si alarmant, transmeton Telegrafi.

Uji i lumit Kolorado, furnizon 40 milionë njerëz në SHBA dhe Meksikën fqinje. E Mead tek Las Vegasi ishte krijuar pas ndërtimit të digës Hoover, e me ujë furnizon Arizonën, Nevadan, Kaliforninë dhe Meksikën.

Tani është në nivelin më të ulët që nga ndërtimi i saj gjatë viteve të 30-ta. Vlerësohet që deri në fund të vitit, akumulimi i ujit do të mund të binte në vetëm 34 për qind të kapacitet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit