Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet, është shpërblyer me vendin numër një në vitin 2021 në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”.
Këtë vit, Changi u rendit i treti, një arritje për çdo aeroport tjetër, por ndoshta jo nga këndvështrimi i super-fansave të tij, të cilët rregullisht vlerësojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.
Ngritja e Dohas është falë punës së palodhur të linjës së saj ajrore kryesore, Qatar Airways.
Qeveria e Katarit ka investuar shumë si në transportuesin e saj kombëtar ashtu edhe në aeroportin e tij, me rezultate mjaft spektakolare.
Aeroportet në Europë dhe Azi dominuan pjesën tjetër të listës së vitit 2021. Japonia u votua si vendi me vlerësimin më të mirë në përgjithësi, me tre aeroporte në 10 vendet e para, duke përfshirë të dy aeroportet e Tokios (Narita dhe Haneda).
Çmimet Botërore të Aeroportit u votuan nga klientët në një sondazh global të kryer nga Gushti 2020 deri në Korrik 2021.
Lista e plotë e 10 më të mirëve në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”:
- Tokyo Haneda Airport (HND)
- Singapore Changi Airport (SIN)
- Incheon International Airport (ICN)
- Tokyo Narita Airport (NRT)
- Munich Airport (MUC)
- Zurich Airport (ZRH)
- London Heathrow Airport (LHR)
- Kansai International Airport (KIX)
- Hong Kong International Airport (HKG)
Çmime të tjera
Në një vit ende të goditur nga pandemia e koronavirusit, mund të jetë e vështirë të vlerësosh aeroportet. Skytrax, i cili përbëhet nga një grup konsulentësh të pavarur të industrisë ajrore me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, e trajtoi këtë çështje duke krijuar një listë të dytë për të klasifikuar në mënyrë specifike aeroportet që bënë një punë të mirë në adresimin e protokolleve të reja të shëndetit dhe higjienës.
Në vend që t’i rendiste, Skytrax zgjodhi thjesht të pranonte punën e mirë të bërë nga 39 aeroporte, të renditura sipas rendit alfabetik. Kjo përfshinte Fiumicino-n e Romës, të cilit iu dha për herë të parë “Vlerësimi i Aeroportit me 5 Yje COVID-19” nga Skytrax vjeshtën e kaluar. Aeroportit Haneda në Tokio iu dha çmimi “Aeroporti më i Pastër”.
Aeroporti i Stambollit u veçua si më i Përmirësuari, Changi fitoi çmimin e Stafit më të Mirë të Aeroportit, Incheon i Seulit u vlerësua për Sigurinë më të Mirë të Aeroportit dhe Centrair Nagoya në Japoni mori çmimin për Aeroportin më të Mirë Rajonal.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit në Kanada u votua “Aeroporti më i mirë në Amerikën e Veriut”./CNN