Bashkimi Evropian rregullisht e kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, mirëpo në një nga dokumentet zyrtare të saj evropianët thuaja se paraqesin Kosovën me qasje në det. Në faqen 30 të dokumentit i cili në vjeshtë të këtij viti do e vlerësojë progresin e Kosovës, i siguruar nga “Zëri”, te pjesa e titulluar “Pyetje specifike për forma individuale të transportit” Brukseli kërkon të dijë nëse “ka ndonjë aktivitet në lidhje me transportin detar në Kosovë?”
Territori i Kosovës mund të jetë i pasur me lumenj, por vendi në të gjitha anët e saj rrethohet me shtete të tjera, më saktë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pa qasje në det. Deti më i afërt për Kosovën është ai Adriatik, në të cilin Kosova ka qasje nëse kalon në territorin e dy fqinjëve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Merret vesh jozyrtarisht se sqarimi më logjik është se Komisioni Evropian në Bruksel, as që është munduar shumë për të hartuar këtë dokument, i cili ka rëndësi të madhe për procesin e integrimit të Kosovës, pasi mund t’i hapë rrugë Marrëveshjes për Stabilizim-Asociit. /Indeksonline/kohaislame