2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Për ata që po aderojnë nëpër parti politike, hoxha ka një mesazh

Më të lexuarat

Tashmë është afruar dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe partitë politike kanë filluar pazaret për aderimin e njerëzve të ndryshëm në parti. Secila parti për çdo ditë nxjerr në rrjetet sociale arritjet e tyre që kanë të bëjnë me aderimin e njerëzve të ndryshëm që kanë përvojë ose janë emër i njohur në shoqërinë kosovare.

Hoxha Bekir Halimi si një ndjekës aktiv i ngjarjeve dhe momentumeve politike në trojet shqiptare ka porositur të gjithë ata që kanë vendosur të aderojnë nëpër parti politike të kenë një masë apo peshore për të vlerësuar partitë politike.

Ai ka thënë:
“Populli im i dashur!
Rini e pastër e këtij populli!
20 vite kemi numëruar në vend, koha ikë shpejtë, nismat e shtrembëta nuk mund të sjellin përfundime të drejta.
Institucionet shtetërore shqiptare kanë dalë nga binaret e veprimit efektiv institucional. Krejt premtimet e botës me i dhanë politikanët, nuk mund ta korrigjojnë krejt atë gabim që ka ndodhur brenda këtyre dy dekadave.
Të kthjellemi dhe të ndëshkohen ata që kanë premtuar e kanë tradhtuar, kane fol e kanë gënjyer, kanë vepru e kanë dëmtu.
Nëse s’mund ta kundërshtojmë të keqen për arsye të ndryshme, kurrë nuk duhet të tolerojmë të identifikohemi me atë të keqe.
Kuptoni se Shumë larg shteteve normale kemi mbetur!
Kuptoni se kjo klikë politike bën ç’mos që të mos jemi pjesë e Unionit Evropian, sepse aty ka llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjësi.
Këta politikan edhe media që i përkrahin, të cilët i akuzojnë muslimanët për arabizim, këta sollën mentalitetin e udhëheqjes despotike të diktatorëve të lindjes, kurse muslimanët përfaqësojnë pjesën e atyre njerëzve që refuzojnë nënshtrimin dhe kërkojnë shtet të drejtë dhe funksional.”

Një status të mirë dhe goditës kishte edhe hoxha Halil Avdulli i cili kishte një kritikë për shumë njerëz të përgatitur që nuk e shohin forcën e tyre pa marrë pjesë në një parti politike. Ai ka shkuar në Facebook: “Kur përkatësia ndaj partisë bëhet pothuajse i vetmi burim i mbijetesës, nuk është për t’u habitur me këto aderimet në parti të ndryshme. Faktikisht ky ishte edhe qellimi i politikës kosovare tash e 20 vjetë, të mos mbetet njeri autoritativ në shoqëri që do ta ndëgjonte populli dhe do të mund të ishte pengesë ndaj politikanëve.
Nëse vazhdohet me këtë kursin intenziv të aderimeve, do të vijm tek një e keqe e madhe, shoqëria do të mbetët pa intelektual të pavarur, pra do të kemi “intelektual partiak” dhe masat e gjera të popullit.
Pyetja shtrohet: kush do të komunikoj me këtë shoqëri pa politikë, kështu krejt sinqerisht?!.”/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit