1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Për ata që kërkojnë hije

Më të lexuarat

Sulltan el-Umerijj

Në një ditë me vapë përvëluese dola, ndërsa pashë një punëtor të ngratë, i cili përkulej herë pas here për të mbledhur atë që njerëzit kishin hedhur.

Iu afrova, ndërsa pashë se si djersët e kishin mbuluar, ndërsa dielli kishte lëshuar rrezet mbi të. Thashë në vete: Në tokën e mahsherit ka një hije e madhe nën Arshin e Allahut të Madhëruar, kurse prej atyre që do ta gëzojnë këtë hije është edhe, siç transmeton Muslimi, “Njeriu që ka dhënë lëmoshë…”, andaj thashë pse të mos i jap lëmoshë këtij skamnori që të ngadhënjej me hijen e Arshit?!

Nefsi më provonte dhe më hutonte: T’ia jap apo jo, por unë zgjodha t’ia jap. Iu afrova duke buzëqeshur dhe ia shtrova dorën e mjetin e fitimit të hijes së Arshit.

Ia dhashë disa para, ndërsa ai me gjuhën e tij të pastër më falënderoi në mënyrën siç vetëm ata dinë ta bëjnë.

E lashë, ndërsa e falënderova atë, sepse ai ma kujtoi Hijen e Arshit.

Përshtati: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit