22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Imam Ahmed bin Hanbeli dhe bukëpjekësi

Më të lexuarat

Imam Ahmed bin Hanbeli me një rast ishte udhëtar dhe gjatë rrugës kishte nevojë që të ndalej diku për të pushuar dhe për ta kaluar natën. E pa një xhami, dhe shkoi atje, ku mendonte ta kalonte natën.

Mirëpo roja (duke mos e njohur se ai ishte Imam Ahmedi) nuk e la që ta kalojë natën në xhami. Imam Ahmedi provoi disa herë, por roja nuk e pranoi kërkesën e tij. Imam Ahmedi, i penguar nga roja, vendosi që ta bëjë gjumin në prag të xhamisë, mirëpo roja, kur e pa se Imam Ahmedi ishte shtrirë aty, u nervozua edhe më shumë dhe e kapi Imam Ahmedin për këmbësh, duke e tërhequr zvarrë pavarësisht nga mosha e tij e vjetër, dhe e largoi nga xhamia duke e vendosur në rrugë.

Një bukëpjekës, i cili e kishte një furrë afër xhamisë, e pa tërë këtë ndodhi, i erdhi keq për këtë ngjarje dhe iu dhimbs personi, andaj dhe e ftoi Imam Ahmedin që të qëndrojë tek ai për të pushuar gjatë natës, meqë ai punonte tërë natën dhe shtratin e kishte të lirë deri në mëngjes.

Imam Ahmedi u vendos tek ai dhe u shtri të pushonte, por ai u befasua nga veprimi i bukëpjekësit ku vërejti se ai vazhdimisht bënte istigfar (kërkonte falje nga Allahu) dhe e lartësonte Allahun me dhikër gjatë tërë punës dhe atë pa u lodhur fare. Ai duke u bërë kurioz, kështu me padurim e pyeti mikëpritësin në lidhje me këtë dhikrin e tij dhe kohën se sa gjatë e bën këtë. Bukëpjekësi tha se kjo ishte një praktikë e tij qe një kohë e gjatë dhe i është bërë shprehi sa që nuk mundet pa të dhe se aspak nuk lodhet nga kjo. Atëherë Imam Ahmedi e pyeti se çfarë kishte përfituar nga kjo.

Bukëpjekësi u përgjigj e tha: “Pasha Allahun, nuk ka asnjë lutje deri më tash që Allahu nuk më është përgjigjur, përveç një lutjeje.”

Imam Ahmedi e pyeti: “E cila është ajo lutje?”

Bukëpjekësi u përgjigj: “I jam lutur Allahut që të ma mundësojë ta takoj një dijetar të njohur me emrin Imam Ahmed bin Hanbeli.”

Kjo për shkak se ai kishte dëgjuar për të, por që fizikisht nuk e kishte takuar asnjëherë dhe nuk e njihte dhe nuk e dinte as se si dukej.

Atëherë Imam Ahmedi i befasuar me këtë, i tha: “Të përgëzoj se Allahu ta ka pranuar edhe këtë lutje, unë jam Ahmed bin Hanbeli, madje më ka tërhequr zvarrë prej xhamisë deri këtu tek ti. Subhanallah!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit