Darko Trifunoviq, profesor i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, në një intervistë për televizionin serb, Kurir – televizion i afërt me Aleksandar Vuçiq, ka treguar se refugjatët ukrainas me qëndrim në Beograd pas largimit nga agresioni rus, kanë filluar të largohen në drejtim të Shqipërisë pasi që nuk po ndjehen aty më të sigurt.
“Kam pasur rast të flas me refugjatët ukrainas këtu. Për shkak të propagandës mediale në Serbi dhe është gjë e tmerrshëm për secilin serb, pasi që prindërit me fëmijë nuk ndjehen të sigurt këtu. Serbia është i vetmi shtet në Evropë ku media të caktuara e arsyetojnë luftën agresore të Rusisë”, ka thënë Trifunoviq, derisa i ndërhyn moderatorja duke dashur ta zbus këtë qëndrim të tij me arsyetimin se Serbia e ka votuar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me të cilën është dënuar agresioni rus në Ukrainë.
Mirëpo, Trifunoviq nuk ndalet dhe vazhdon… “Kam takuar dje njerëz në pompë të benzinës me targa të Ukrainës, katër vetura me fëmijë, u jam afruar dhe i kam pyetur ku po shkojnë dhe ata më kanë thënë se po shkojnë në Shqipëri pasi që në Serbi nuk po ndjehen të sigurt. Dhe kjo për mua ishte tepër e rëndë. Kjo po ndodh falë gjeneralëve tanë, njerëzve tanë… ja çfarë bëjnë”, ka thënë ai, transmeton kp.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Serbisë. Përveç kësaj, në Beograd po mbahen edhe protesta në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.