1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Për 6 vjet, kosovarët paguan 30 milionë euro për viza

Më të lexuarat

Rreth 30 milionë euro u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës izolimi nga Bashkimi Evropian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit. Këto para llogaritet t’i kenë shpenzuar qytetarët e Kosovës vetëm gjatë aplikimit për t’u pajisur me vizën “Schengen” nga vitit 2009 e deri më tani.

E nëse këtu llogariten edhe shpenzimet tjera përcjellëse deri te marrja e vizave, kosovarët kanë shpenzuar edhe disa miliona të tjerë për përgatitjen e dokumenteve.

Instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, përmes një hulumtimi ka konstatuar se Kosova është vendi më i varfër dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, por përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza./Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit