Rasti i dhimbshëm që postuam te Koha Islame ku Valon Berisha djaloshi i ri nga Drenasi i cili sot ndrroi jetë duke qenë agjërueshëm ka trodintur edhe lexuesit tanë ku jan lutur duke komentuar me mbi 500 komente
LA ILAHE IL-L ALLAH
Sot humbi jetën Valon Berisha 30 vjeçari nga Drenasi, duke punuar në Ndertimtari.
=====================================
– Punëtori i ndërtimtarisë që ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë-Kosovë, ishte i diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit. Në mungesë të një vendi të punës në drejtimin në të cilin ishte diplomuar, Valon Berisha, 30 vjeç, nga fshati Vasilevë i komunës së Drenasit, ishte detyruar të punonte si ndërtimtar. Kjo punë ia mori jetën. Ngjarja ndodhi herët në ora 7: 30 në mëngjes ku ra nga kati i tretë.
– I ndjeri kishte aplikuar disa herë për ndonjë punë në drejtimin që kishte kryer por në mungesë të saj ia kishte mësyrë ndërtimtarisë.
– Valoni ishte i martuar dhe pas vetës la dy fëmijë, një vajzë 2 vjet e gjysmë dhe një djalë mbi 1 vjeç. Familjarët tregojnë se sot Valoni ishte agjërueshëm dhe se ishte ishte admirues i mirë i fesë islame.
Allahu të mëshiroftë Valon, dhe me Xhennet të gradoftë. AMMINN.