-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Pensionisti gjerman vdiq para tre vjetësh, askush nuk e vuri re – dyshimet filluan kur pronari i banesës i rriti qiranë!

Më të lexuarat

Një pensionist kishte vdekur në banesën e tij në Gjermani para tre vjetësh, përpara se punëtorët të gjenin trupin e tij, njoftoi policia të mërkurën.

Një burrë në qytetin perëndimor të Duisburgut vdiq në banesën e tij në maj të vitit 2015, në moshën 72-vjeçare, sipas të gjitha gjasave për shkaqe natyrore.

Por, askush nuk e vuri re vdekjen e tij, raporton “Rheinische Post”.

Për pothuajse tre vjet, asnjë familje apo shokë nuk u interesua për të. Edhe fqinjët e tij nuk e kuptuan se ai ishte zhdukur. Ndonëse kutia e postës ishte e mbushur me postë, askush nuk ngriti alarmin.

Pronari i banesës gjithashtu nuk e vërejti. Qiraja e tij u debitua nga llogaria e tij çdo muaj nëpërmjet rendit të përhershëm.

Vetëm pasi qiramarrësi e rriti qiranë në vitin 2016, dikush filloi të kuptojë se diçka nuk ishte në rregull.

Por, pronari ishte ‘i kënaqur’ me dërgimin e një serie letrash kërcënuese me një periudhë prej më shumë se një viti, duke paralajmëruar pensionistin.

Në fund të vitit 2017, pronari humbi durimin dhe dërgoi një punëtor, por pa sukses.

Duke supozuar se njeriu ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar, pronari i ndërtesës dërgoi punëtorë për të kryer rinovime në mes të janarit.

Kur hynë në banesë, punëtorët zbuluan një kufomë, që ishte aq e prishur saqë gjithçka që mbeti në pjesë ishte një skelet. Policia më pas e kishte identifikuar kufomën.

Sipas policisë, fakti se shumë njerëz u zhvendosën brenda ndërtesës, është një arsye, pse askush nuk e kishte vërejtur se ai po mungonte dhe askush nuk e kishte vërejtur erën e trupit të dekompozuar.

Politikanët dhe udhëheqësit fetarë kanë paralajmëruar kohët e fundit, se vetmia mes pensionistëve është një problem serioz, por i nënvlerësuar në Gjermani. /albinfo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit