-0.1 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Pengjet izraelite si “molla” dhe pohimi i analistit hebre: Hamasi s’është terrorist!

Më të lexuarat

Ca të vërteta mes një populli që ushqehet rregullisht me gënjeshtra

Emily Damari, Romy Gonen dhe Doron Steinbrecher u liruan dje pasi kaluan më shumë se 15 muaj pengje në Rripin e Gazës.

“Do të duhen edhe disa ditë për të përfunduar testet e nevojshme”, tha Shefi Mendelovich, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Qendrën Mjekësore Simba, pranë Tel Avivit. Stafi i spitalit do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e tyre klinike, shtoi ai.

Tre femrat u rrëmbyen nga Gaza gjatë sulmit të nisur nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Pasi u dorëzuan në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, ato u dërguan në spital për t’u ribashkuar me familjet e tyre.

Rreth 90 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite u liruan në këmbim të lirimit të tre pengjeve.

Damari, e cila ka shtetësi të dyfishtë, izraelite dhe britanike, ka bërë një postim në Instagram duke shprehur ndjenjat e saj pas lirimit pas 471 ditësh robëri. “Jam kthyer të dua jetën time. Jam njeriu më i lumtur në botë që jam gjallë”, thuhet se ka shkruar 28-vjeçarja, sipas gazetës.

Nëna e Emily, Mandy Damari, në një deklaratë të lëshuar përmes Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, tha se vajza e saj “është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore nga sa prisnim”. “Dje më në fund arrita të përqafoj Emily-n, ashtu siç kam ëndërruar ta bëj për një kohë të gjatë”, tha ajo, duke falënderuar publikun për mbështetjen e palëkundur gjatë 15 muajve të fundit. “Ju jeni të gjithë një pjesë integrale e familjes së Emily.” Maddy Damari vlerësoi “forcën e jashtëzakonshme” të së bijës, tha se rruga drejt rimëkëmbjes “sapo fillon” dhe kërkoi respekt për privatësinë e vajzës së saj dhe të gjithë familjes.

Nga ana e saj, Meirav Leshem Gonen, nëna e Romy Gonen, e cila gjithashtu u lirua dje, tha se “duhet pak kohë për të besuar realitetin e ri”.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Lesem Gonen thotë se aktualisht jeton “në një realitet alternativ, të shkëputur nga bota e jashtme, ku nuk ekziston asgjë përveç familjes”.

Sakaq, në një tjetër zhvillim paralel, një analist ushtarak hebre tha se Hamasi nuk ka arsye për t’u  quajtur “terrorist”.

Analisti ushtarak Ron Ben-Yishai, duke folur për Yedioth Ahronoth, tha:

“Duhet pranuar se Hamasi nuk është një lëvizje fetare ekstremiste e imponuar nga jashtë popullit të Gazës.

Hamasi është një shprehje organizative autentike, e rrënjosur në kulturën, aspiratat dhe ideologjinë e shumicës së popullsisë prej mbi dy milionë banorësh në Rripin e Gazës.

Hamasi është Gaza dhe Gaza është Hamasi!

Terma të tillë si ‘mposhtja e Hamasit’ dhe ‘fitore e plotë’ janë shprehje të huazuara nga letërsia dhe poezia, jo kërkesa realiste për t’u imponuar nga një qeveri e përgjegjshme ndaj një ‘armiku të ashpër ideologjik’ si Hamasi”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit