6.6 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Pendesa britanike për daljen nga BE

Më të lexuarat

Brexit, sondazhet zugjerojnë rikthimin në Union

Pothuajse 30 përqind e britanikëve ende besojnë se Brexit ishte një gjë e mirë, sipas një sondazhi të publikuar pesë vjet pasi Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa shumica e të anketuarve, 55 përqind, votuan në favor të kthimit të vendit në BE.

Në referendumin e vitit 2016, 52 për qind e britanikëve votuan për Brexit.

Më 31 janar 2020, pas vitesh negociatash të vështira, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që u largua nga Bashkimi Evropian.

Interes për kthim

Megjithatë, pesë vjet më vonë, vetëm 30 për qind e britanikëve thonë se vendi bëri gjënë e duhur duke votuar për Brexit, sipas një sondazhi të YouGov me 2,225 të anketuar.

Ky është niveli më i ulët i mbështetjes për daljen nga BE-ja i regjistruar ndonjëherë.

Shumica e britanikëve, 55 për qind, mbështesin kthimin në BE, duke përfshirë 20 për qind të votuesve që votuan për Brexit në referendum. Midis tyre, 39 për qind e të anketuarve “mbështesin fuqimisht kthimin në BE”.

Kryeministri laburist Keir Starmer, i cili vetë votoi që Britania të mbetet në Union në 2006, ka kundërshtuar kthimin e vendit në BE. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit