Presidenti Stevo Pendarovski përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se sot në telefon ka biseduar me kryetarin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Arqipeshkvit të Ohrit dhe të Maqedonisë dhe të Justinian Primas, z.z.Sstefan, si dhe me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepin. Të dy liderëve ua ka transmetuar qëndrimet dhe shqetësimin lidhur me ngjarjet e djeshme në Strugë, si dhe për paralajmërimin e BFI-së se do t’i hapin xhamitë më 12 maj.
“Si president i të gjithë qytetarëve u thashë liderëve fetarë se nga ata pres si dhe deri më tani të bëjnë thirrje në sjellje të ndërgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare, si dhe ta dënojnë çdo sjellje në kundërshtim me masat e përcaktuara nga organet shtetërore”, thuhet në deklaratë.
Sipas Pendarovskit një ndër punët kryesore që na i tregoi pandemia me Kovid-19 është se pa dallim se cilit komunitet i takojmë, të gjithë së bashku jemi nën goditjen e koronavirusit.
“Masat të cilat janë vendosur për mbrojtjen e pandemisë, nuk ndalojnë asnjë qytetar ta praktikojë religjionin e tij. Por, ajo që duhet të kufizohet dhe është kufizuar, janë tubimet masive me rastin e ndonjë feste fetare, si dhe zakone fetare”, theksohet në deklaratë.
Presidenti u bën thirrje institucioneve kompetente të veprojnë në mënyrë përkatëse, në suaza të përgjegjësive të cilat i kanë për ruajtjen e stabilitetit.
“Në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme, pandemia Kovid-19 ende po vazhdon, ndërsa punonjësit shëndetësorë pa u lodhur me mbi një përpjekje mbinjerëzore për çdo ditë janë të angazhuar për shërimin e bashkëqytetarëve tanë të cilët janë të infektuar. Jemi përpjekur shumë që t’i shmangim pasojat negative me të cilat u përballën shumë vende ku kemi një numër të madh të viktimave dhe të cilët sollën në mbylljen e tempujve dhe faltoreve si në botën ortodokse edhe në atë myslimane”. thotë Pendarovski.
Në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa me qëllim që sa më shpejt të tejkalimit të gjendjes ai ka kërkuar nga kryetari dhe reisi të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos i inkurajojnë tubimet e grupeve të mëdha të besimtarëve. ar/