-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person

Më të lexuarat

Një grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99–së.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Srebrenica.
“Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo.
Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.
KosovaPress raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.
Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit