-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pelegrinët ‘e imunizuar’ në Mekë shënojnë fillimin e Ramazanit

Më të lexuarat

Pelegrinët e imunizuar kundër Covid-19 rrethuan vendin më të shenjtë të Islamit në qytetin Mekë të Arabisë Saudite të martën ndërsa kryenin umrën në ditën e parë të muajit të agjërimit të Ramazanit.

Adhuruesit që mbanin maska dhe distancen fizike hynë në Xhaminë e Madhe të Mekës në grupe për të kryer ritualin e Tavafit (ecjës përreth) Qabës së shenjtë.
Vetëm pelegrinët e imunizuar kanë të drejtë për të kryer umren dhe për të marrë pjesë në namazet në Xhaminë e Madhe gjatë Ramazanit, njoftoi ministria e haxhit dhe umres në fillim të këtij muaji.
Sipas ministrisë, tre kategori njerëzish konsiderohen “të imunizuar”: ata që kanë marrë dy doza të vaksinës së koronavirusit, ata që morën një dozë të vetme të paktën 14 ditë para dhe njerëzit që janë shëruar nga infeksioni.
Organizatorët në mënyrë efektive kanë rritur kapacitetin e Xhamisë së Madhe gjatë Ramazanit për të akomoduar 50,000 pelegrinë për umre dhe 100,000 adhurues në ditë, sipas mediave shtetërore. është e paqartë nëse këto masa, të cilat vijnë në mes të një rritjeje të infeksioneve të koronavirusit në mbretëri, do të shtrihen në pelegrinazhin vjetor të haxhit më vonë këtë vit. Në fund të korrikut të vitit të kaluar, mbretëria priti një numër të kufizuar haxhilerësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit