0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

PEGIDA vazhdon me protestat kundër Islamit në Gjermani

Më të lexuarat

Lëvizja kundër të huajve dhe Islamit, PEGIDA (Evropianët Patriotikë kundër islamizimit të Perëndimorëve) ka mbajtur protestën e 36-të në qytetin Dresden të Gjermanisë

Protestuesit anti-islam të mbledhur para “Kishës së Grave” e cila ndodhet në sheshin “Neumark” në Dresden kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Të drejtat e njeriut nga të katër anët a botës kundër sheriatit”, “jemi kundër mbikëqyrjes, urrejtjes së medias, gazetarëve të shitur” dhe “mos lufto kundër Rusisë, ndalo SHBA-në dhe NATO-n”.

Ndërsa grupi ekstremist i djathtë duke mbajtur në duar flamujt gjermanë dhe pankarta kritike kundër politikës së qeverisë së Merkelit për refugjatët kanë brohoritur me sloganet “rezistencë”, “Merkel dorëhiqu” dhe “ne jemi populli”.

Ndërsa themeluesi i PEGIDA-s, Lutz Bachman në një fjalim të mbajtur, për shkak të ideve kundër kësaj lëvizjeje,  ministrin e Drejtësisë, Heiko Maas e ka krahasuar me ministrin e Propagandës së Nazistëve, Joseph Göbbels.

Grupi më pas nën shoqërimin e sloganeve ka marshuar drejt shesheve “Postplatz” dhe “Altmarkt” dhe më pas janë mbledhur sërish në sheshin “Neumark”.

Protestuesit pas këndimit të himnit janë shpërndarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit