9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Pegasus”, Macron thërret këshillin e Jashtëzakonshëm për mbrojtjen nga sulmet

Më të lexuarat

Presidenti Emmanuel Macron do të takohet të enjten në mëngjes me një ” këshill të jashtëzakonshëm të mbrojtjes kushtuar çështjes Pegasus dhe çështjes së sigurisë kibernetike” , njoftoi zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

“Presidenti i Republikës po e ndjek këtë dosje sa më ngushtë të jetë e mundur dhe po e merr këtë çështje me shumë seriozitet”, theksoi ai për France Inter, duke kujtuar se Franca po vazhdon hetimet e saj pas zbulimeve mbi programin kompjuterik izraelit që spiunon celularët e tyre.

Programi në fjalë, infekton iPhone dhe celularët Android për të lejuar ata që e përdorin që të kenë qasje tek mesazhet, fotografitë, e-mail-et si dhe për të aktivizuar mikrofonin e aparatit. Lista e numrave të telefonit të sinjalizuar nga hetimi për Pegasus përfshin më shumë se 50 mijë numra. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit