Pediatri Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.
Xharra në RTV21 ka thënë se çuditet që Qeveria e Kosovës që mbi 20 vjet s’ka marrë masa në largimin e dhunshëm të djepave.
“Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, tha Xharra.
Pediatri shtoi se truri i fëmijës tronditet gjatë përkundjes në djep.