Telashet e Franceskut me një term që në italisht ngjan fyes
Papa Françesku ka përdorur përsëri fjalën “pederast” për homoseksualët, për të cilën ai kërkoi falje muajin e kaluar, raportoi të martën agjencia e lajmeve ANSA.
Mediat italiane ia atribuan Papës fjalën “frociaggine”, një term që konsiderohet vulgar në gjuhën italiane, kur ai u takua me peshkopët italianë me dyer të mbyllura më 20 maj.
Sipas ANSA-s, të martën, Françesku përsëriti këtë fjalë në një takim me peshkopët e Romës, duke thënë se “pederastët mund të ndihen në ajër në Vatikan” dhe se do të ishte më mirë që të rinjtë me prirje homoseksuale të mos lejoheshin të hyni në seminar.
E pyetur për koment mbi lajmin, zyra e shtypit e Vatikanit iu referua një deklarate nga takimi në të cilën tha se Papa përsëriti nevojën për të përqafuar homoseksualët në Kishë, por për të qëndruar i kujdesshëm ndaj tyre kur të bëhen seminaristë.
Pasi përdori për herë të parë termin “pederast” për homoseksualët, gazeta Corriere della Sera citoi peshkopë anonimë që ishin në dhomë të sugjeronin se Papa, si argjentinas, mund të mos e kishte kuptuar se termi italian që ai përdori ishte fyes. Gjatë pontifikatës së tij 11-vjeçare, Françesku 87-vjeçar mori një qasje më të hapur ndaj komunitetit LGBT.
Në fillim të papatit të tij në 2013, ai tha: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?”. Ndërsa vitin e kaluar ai lejoi priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks, gjë që tërhoqi kundërshtimin e klerit konservator. Disa vëzhgues të Vatikanit thonë se lëvizjet e fundit minojnë autoritetin e tij dhe ngrenë pyetje në lidhje me besimin e tij real dhe reformat që ai ka në mendje për Kishën. /tesheshi.com