0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

PE rekomandon pezullimin e përkohshëm të negociatave BE-Turqi

Më të lexuarat

Projektrezoluta e cila u diskutua ditën e martë në seancën plenare të PE-së dhe e cila u votua sot u pranua me 479 vota pro dhe 37 kundër

Parlamenti Evropian (PE) miratoi projektrezolutën e cila rekomandon ngrirjen e përkohshme të negociatave mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe e cila nuk ka fuqi ligjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektrezoluta e cila u diskutua ditën e martë në seancën plenare të PE-së dhe e cila u votua sot u pranua me 479 vota pro dhe 37 kundër. Njoftohet se në votim 107 anëtarë kanë abstenuar.

Në rezolutë kërkohet që negociatat e anëtarësimit të ngrihen përkohësisht për shkak të kushteve të rezultuara nga gjendja e jashtëzakonshme dhe situata në vend pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik.

Në rezolutë theksohet se për të filluar përsëri negociatat e anëtarësimit duhet të hiqet nga zbatimi gjendja e jashtëzakonshme, BE-ja dhe PE-ja janë duke dënuar fuqishëm tentativën për grusht shteti dhe se është e drejta legjitime Turqisë për ti gjykuar përgjegjësit.

PE-ja nuk ka të drejtë për të vendosur rreth përfundimit ose ngrirjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa rezoluta në fjalë ka më shumë një mesazh në aspektin politik për Këshillin e BE-së dhe qeveritë e shteteve anëtare.

Çështja për negociatat e anëtarësimit mes Turqisë dhe BE-së, pritet të jetë në rendin e ditës në Samitin e Liderëve të BE-së në muajin dhjetor.

Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik në lidhje me rezolutën e Parlamentit Evropian (PE) tha se “Rezolutën e konsiderojmë të pavlefshme”.

Duke folur në konferencë për media në Adana në lidhje me projekt-rezolutën e PE-së për pezullimin e procesit të negociatave me Turqinë, ministri Çelik tha se “Le ta dinë ata që dëshirojnë të na dërgojnë porosi se porosia që e dhanë përmes kësaj rezolute në parlament nuk do të kalojë nga pika kufitare Kapıkule. Kjo porosi në asnjë mënyrë nuk është porosi të cilës do t’i kushtojmë vëmendje”.

Ai po ashtu vlerësoi se “Ata duhej të bënin vlerësim se si do të bashkëpunonin në temat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe demokracinë, në një shtet i cili tregoi rezistencë demokratike ndaj grusht shtetit. Në vend të kësaj, ata fatkeqësisht vendosën për një rezolutë e cila do të ketë nam të keq në histori”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit