10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Kapen lojëra fati ilegale në dyqanet me mbishkrimin “Rrobaqepës” dhe “Counter Strike”

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës pas dyshimeve se në Lagjen Dardania në Prishtinë janë dy dyqane të cilat operojnë me lojëra fati ilegale ka ndërmarr një kontroll të befasishëm ku edhe janë gjetur këto dy lokacione.
Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin Rrobaqepës deri lokali tjetër nën emrin Counter Strike.
Kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” në të dy lokacionet.
Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtëse. Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit