Partia Demokratike akuzon deputetët socialist se kanë marrë urdhra nga mafia në kërkesën e anulimit të moratoriumit të skafeve. Sipas PD skafo – deputetët në Parlamentin shqiptar marrin porosi në interesa direkte të mafias së trafiqeve të drogës, me të cilën ndajnë fitimet. “”Kjo ka bërë që socialistët të marrin nismën për të anuluar moratoriumin”, thuhet në qëndrimin zyrtar të PD-së.
Në fjalën e saj zëdhënësja e PD silvi Bardhi deklaroi se deputetë të tillë duan të shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë.
“Partia Demokratike me këtë rast informon shqiptarët se skafo – deputet në Parlamentin shqiptar me porosi dhe në interesa direkte te Mafjas së trafiqeve të drogës me të cilën ndajnë me sa duket fitimet, kanë marrë nismën për të anulluar moratoriumin e ndalimit të skafeve. Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e levizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e selisë blu, Silvi Bardhi.
Deklarata e Partisë Demokratike vjen pasi forcat e rendit të shtunën e kaluar arrestuan rreth 32 anëtarë shqiptarë dhe italinë të një bande të madhe të trafikut të drogës si dhe konfiskoi skafin dhe mjete të tjera organizatës së tyre të krimit të organizuar.
PS nëpërmjet deputetit Artan Gaçi ka propozuar heqjen e moratoriuamit për skafet. Sipas PS, ky vendim duhet marrë sepse po dëmtohet turizmi ujor në Shqipëri./kohaislame/