11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lojërat kompjuterike: Kufiri ndërmjet lojës dhe varësisë

Më të lexuarat

Varësia ndaj lojërave kompjuterike përfaqë son vërtet një problem. Pavarësisht se kjo varësi ende nuk është njohur zyrtarisht si diagnozë nga shoqatat e ndryshme mjekësore, ka gjithmonë e më shumë prova se individë, veçanërisht adoleshentë dhe preadoleshentë, janë duke u përballur me probleme si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të lojërave kompjuterike

. Përherë e më shumë lojërat kompjuterike po bëhen më të ndërlikuara, me hollësi të pafundme dhe synojnë një publik ndërkombëtar të çdo moshe. Përmirësimi i grafikës, personazhet më realistë dhe krijimi i sfidave strategjike bën që adoleshentët, dhe jo vetëm, të zgjedhin këto lojëra e mos të të dalin jashtë, mos të praktikojnë sport, biles mos të shohin as televizor. Sigurisht që jo të gjithë ata që luajnë lojëra kompjuterike kanë krijuar varësi; një pjesë e mirë e adoleshentëve mund të luajnë vetëm pak orë në javë, duke pasur një shpërndarje të ekuilibruar të kohës së tyre ndërmjet aktiviteteve shkollore, notave, të dalurit me shoqërinë dhe detyrimeve familjare. Megjithatë, duke u bazuar në përkufizimin e varësisë të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 10 deri 15% e atyre që luajnë shfaqin shenjat e varësisë. Njësoj siç ndodh me kumarin, adoleshentët përfshihen aq shumë në botën imagjinare të lojës sa harrojnë familjen, shokët dhe shkollën (punën).

Përkufizim i varësisë
Pjesa më e madhe e personave e lidhin varësinë me substanca të ndryshme, si droga dhe alkooli, por mjekët njohin gjithashtu dhe sjelljet adiktive ose, ndryshe, që krijojnë varësi. Dy nga kriteret për të përcaktuar varësinë janë:
1. Personi ka nevojë gjithmonë e më shumë për substancën apo sjelljen adiktive në mënyrë që të ndihet mirë.
2. Në rast se personi ul dozën apo kohëzgjatjen e sjelljes, atëherë ai irritohet.
Faktori psikologjik
Ndryshe nga varësia nga substancat, aspekti biologjik i varësisë ndaj lojërave kompjuterike është i paqartë. Ekspertët thonë se kumari rrit dopaminën dhe mendohet se lojërat kompjuterike kanë të njëjtin efekt. Por varësia shkon përtej substancave kimike. Qoftë dhe në rastin e alkoolit, varësia nuk mbështetet vetëm në pjesën fizike e kimike, por ka një faktor psikologjik që rrotullohet rreth: ‘Unë mund të fshihem nga jeta ime apo ndihem më mirë me jetën time nëse bëj këtë gjë’. Për të varurit nga lojërat kompjuterike është hyrja në një botë imagjinare ajo që i bën të ndihen më mirë.
Cilat janë dëmet që vijnë nga kjo varësi?
Kalimi i një kohe të gjatë duke luajtur mund të duket i padëmshëm krahasuar me rreziqet e një mbidoze nga droga, por duhet ditur që varësia ndaj lojërave kompjuterike mund të shkatërrojë jetën. Fëmijët të cilët luajnë katër deri pesë orë në ditë nuk kanë më kohë për të ndërvepruar me shoqërinë, për të bërë detyrat e shtëpisë apo për të kryer aktivitet fizik. Kjo çon në një zhvillim shoqëror jonormal, pra mund të kemi një 21-vjeçar me inteligjencën e një 12- vjeçari i cili nuk ka mësuar kurrë si të flasë me vajzat apo nuk ka praktikuar kurrë sport. Te personat me moshë më të rritur, të luajturit në mënyrë të pakontrolluar mund të çojë në humbjen e vendit të punës apo të njerëzve pranë.
Cilat janë shenjat e varësisë?
Qëndrimi për një kohë të gjatë duke luajtur nuk përbën domosdoshmërisht varësi. Pyetja qëndron këtu: A mund ta kontrollosh përherë kohën që shpenzon duke luajtur? Për më tepër, ata që kanë varësi ndaj lojërave kompjuterike kanë prirje të izolohen, duke lënë mënjanë rrethet shoqërore dhe hobit e tyre. Një shëmbull do të ishte një fëmijë që lë basketbollin apo futbollin, pavarësisht se e ka filluar sportin me shumë dëshirë dhe këmbëngulje, për shkak se kalon shumë kohë me lojërat kompjuterike, qofshin këto në kompjuter, në internet apo në pajisje dedikuara (Xbox, PlayStation, Nintendo). Çfarë duhet të bëjnë prindërit? Pjesa më e madhe e atyre që kanë krijuar varësi janë meshkuj nën moshën 30 vjeç. Më shpesh janë fëmijë me vetëvlerësim të ulët dhe me probleme shoqërore. Këta fëmijë janë inteligjentë dhe me imagjinatë të zhvilluar, por nuk kanë shumë shokë në shkollë. Prania e varësive të ndryshme te familjarët gjithashtu mund të ndikojë. Në rast se ju jeni të shqetësuar nëse fëmija juaj mund të ketë krijuar varësi ndaj lojërave kompjuterike duhet të dokumentoni sjelljen e tij duke u mbështetur në: Momentin e ditës gjatë të cilit fëmija luan dhe kohëzgjatja. Probleme që vijnë si pasojë e të luajturit. Si reagon fëmija ndaj vendosjes së kufizimeve kohore./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit