Anthony Joshua nuk është vetëm boksier i madh, por edhe njeri i madh.
Pasi fitoi meçin ndaj Wladimir Klitschkos ai numëroi një total fitimesh prej 22 milionë dollarëve, duke u bërë kështu i pesti sportist britanik që fiton më së shumti. Para tij renditen vetëm Lewis Hamilton (180 milionë dollarë), Wayne Rooney (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë).
Normalisht, kur fiton e ke luksin edhe të shpenzosh pasi pas një punë të madhe edhe shpenzimet janë të arsyeshme dhe të kuptueshme.
Boksieri i ka blerë një vilë në vlerë gjysmë milioni funtesh (565.430 euro) në Finchley në veri të Londrës, për ish-të dashurën dhe djalin e tij.
Ai në pronësi ka disa makina, e preferuara është ajo Range Rover. Ai duket se është edhe adhurues i orëve, kjo pasi së fundmi e ka blerë një orë (Audemars Piguet) për 395 mijë eurosh.
Pavarësisht këtyre, ai preferon të jetojë në një banesë mesatare me nënën e tij.
Kjo pasi ajo nuk e ka braktisur atë as edhe një herë në kohët e vështira, kur boksieri britanik në rininë e tij ishte shumë problematik.
28-vjeçari ndaj Carlos Tamak do të mbrojë titujt IBF dhe WBA.