3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pavarësisht kundërshtimeve, Gjergj Dedaj dekretohet ambasador në Maqedoni

Më të lexuarat

Me t’u bërë zyrtare emërimi i zëvendësministrit, Gjergj Dedaj, amabasador i Kosovës në Maqedoni, kishin nisur reagimet nga shteti fqinj.

Për shkak të deklarimeve të Dedajt për Turqinë, maqedonasit nuk e donin ambasadorin e ri të Kosovës në vendin e tyre, ndërsa kishte reaguar edhe partia më e madhe maqedonase, LSDM-ja e Kryeministrit Zoran Zaev.

Funksionari shqiptar i LSDM-së, Hadi Osmani ishte shprehur kundër emërimit të Gjergj Dedajt ambasador në Shkup.

Ai e kishte quajtur Dedajn ‘fashist’ dhe thotë se do t’i kërkojë kryeministrit Zaev që të mos pranohet ambasadori që, sipas tij ka fyer një nga komunitetet që jetojnë në Maqedoni, turqit.

Pavarësisht këtyre kundërshtive Gjergj Dedaj tashmë zyrtarisht mban postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup.

Dedaj pohoi këtë lajm, duke thënë se prioritet i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Do jam Ambasador i devotshem dhe dinjitoz, i Kosoves ne Maqedoni! Falenderoj Presidentin Thaqi, per dekretimin tim, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Shkup, si dhe nje falenderim per Presidentin e Republikes se Maqedonise Ivanov, per nenshkrimin e dekretimit tim, ne kete mision te rendeshishem shtetëror”, ka shkruar Dedaj.

Kutojmë se Gjergj Dedaj njihet për shumë skandale në Kosovë, si zhvstjr të buxhetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, por edhe mashtrime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit