1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Patriotizmi i vërtetë matet me vepra, jo me pretendime: Një përgjigje për adhuruesit e Nacionalizmit – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Patriotizmi para se të matet me pretendime matet me vepra. Po është e vërtetë se muslimanët shqiptarë nuk e kanë kombin idhull, sepse vetëm politeistët idhujtarë adhurojnë edhe dikë tjetër veç Zotit, ama janë pikërisht këta muslimanë që janë vrarë e sakrifikuar më shumë për këtë komb sesa të tjerët, sepse e kanë ditur gjithmonë se atdheun e kanë dhuratë nga Zoti, kështu që ata respektojnë Dhuruesin së pari, e më pas dhuratën, ndërkohë dashurinë dhe sakrificën për atdheun e shohin si pjesë e mirënjohjes ndaj Krijuesit.

Idhujtarët politeistë e ateistë, mund të pretendojnë se e duan më shumë kombin, vetëm sepse ata e adhurojnë atë, por ata harrojnë se ai që beson në Zot dhe në botën tjetër është më i motivuar për të sakrifikuar jetën e kësaj bote, sepse beson në jetën e amshuar, ndërsa një idhujtar i shqiptarisë as nuk shpreson se ka jetë pas vdekjes, ndaj dhe i dhimbset më shumë kjo jetë dhe sakrifikon shumë herë më pak për këtë atdhe, për të cilin rreh gjoksin se e do më shumë.

Idhujtarët e shqiptarisë nuk e kuptojnë se idiotësia e pikëpamjes së tyre nuk dallon shumë nga racizmi dhe supremacia e hasmëve të këtij kombi dhe se kjo është prapambetje mendore dhe historike, atyre u intereson vetëm ngufatja arrogante e nacionalizmit të tyre egoist.

Për çudi, për shkak të urrejtjes fetare të pakicës ndaj shumicës, bashkë me ta puqen edhe një pjesë e oksimoronit trinitarë-monoteistë, që sikur të mos mjaftonte ky absurditet teologjik e logjik, i bëhen bashkë idhujtarisë nacionaliste, duke i mbajtur ison e shëmtuar asaj dhe duke i mohuar muslimanëve shqiptarë patriotizmin dhe kontributin e tyre vendimtar shtetformues.

Por e vërteta e kontributit në fund të fundit matet dhe krahasohet me sasi veprash, me numër individësh dhe me vite kohëzgjatje dhe jo vetëm me imazhe të adhuruara heronjsh të kufizuar në numër, kohë dhe hapësirë.

Lërini të ulërinë sot në paqe, dhe të gënjejnë veten me pretendimin e tyre, sepse nesër në rast lufte do të jenë si gjithmonë të parët që do të heshtin.

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit