4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

PATRIOTET E LESHIT

Më të lexuarat

PATRIOTET E LESHIT

Eshte e habitshme! Shume e habitshme! Janullatosi peruroi sot Katedralen e re te radhes ne Gjirokaster,por nuk shikoj asnje nga keta “patriotet” e Facebook-ut te cirren per financimet ‘e huaja’ per fene,per truallin,per mjedisin etj. Janullatosi e ka mbushur kete vend me kryqe provokative ne kodra,fusha e ara dhe prape “patriotet” e Facebook-ut heshtin. Janullatosi ka bere kishe edhe ne Peqin,qytet me perqindje religjioze 100% muslimane,ku dhe roja qe mban celsat e saj prej 20 vjetesh eshte musliman dhe “patriotet” heshtin. Janullatosi ka shume zagare ne politiken e ketij vendi, ministra,shkrimtare deputete,deri dhe kryetare partish qe i mbajne kindet e pelerines kudo ku ai shkon dhe serish “patriotet” heshtin. Janullatosi eshte akuzuar nga sherbimet tona sekrete me pare edhe si shefi i Asfalise greke ne Shqiperi,e “patriotet” heshtin.
Ata pra,ata….”patriotet e medhenj” te Facebook-ut. Qe cirren vetem kur ne kete vend behen xhamia,bile ne trojet denbabaden te Komunitetit Musliman. Qe deri dje shanin gjithe diten arabet dhe tani po per “shkaqe patriotike” shajne edhe turqit. “Patriotet” qe cuditerisht “s’ua nin hic” per Pejen,Mitrovicen,Trepcen,ku komandojne serbet edhe 17 vjet pas clirimit te Kosoves. Qe e kane harruar krejt fare qe vetem ne vitet 1912-1913,serbet kane vrare gjysme milioni shqiptare. Qe greket i canin barkun nenave shtatzane came deri ca dekada me pare,apo qe i shkulen zemren te gjalle ne burg pak vite me pare,Kudret Kumes. Ata pra, qe s’e dine sa bajate duken kur, nga terbimi per te sulmuar Islamin dhe muslimanet,hiqen si patriote dhe qe u dhimbset aq shume ky vend. Ata pra,PATRIOTET E LESHIT….!

Pëllumb Zekthi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit