-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Patriarku Theodosis: “Ne të krishterët palestinezë themi “Allahu Ekber”

Më të lexuarat

RT: Për Perëndimin, fjalët Allahu Ekber kuptohen si kërcënim. Çfarë mendojnë të krishterët e Tokës së shenjtë për këto fjalë?

Theodosis: Edhe ne të krishterët gjithashtu themi “Allahu Ekber”. Kjo është shprehje e të kuptuarit tonë se Krijuesi është më i madhi. Ne nuk duam që kjo frazë të ndërlidhet me masakra dhe krime. Ne refuzojnë identifikimin e këtyre fjalëve me masakra dhe vrasje. Flasim kundër keqpërdorimit të këtyre fjalëve në këtë kontekst. Ata që e bëjnë këtë, fyejnë besimin tonë dhe vlerat tona. Ata që thirrin këto fjalë duke bërë diçka anti-fetare dhe anti-shpirtërore, e fyejnë besimin tonë në formën jocivilzuese. Allahu Ekber është shprehje e besimit tonë.

RT: A thonë edhe njerëzit në kisha Allahu Ekber?

Theodosis: Natyrisht. Për ne, Allahu nuk është vetëm term islamik. Allah në gjuhën arabe do të thotë Krijuesi, I Cili krijoi botën në të cilën ne jetojmë. Prandaj, kur në lutjet tona themi Allah, ne mendojmë për Krijuesin e botërave. Ne, të krishterët ortodoksë, në lutjet, predikimet dhe ceremonitë tona fetare, e përdorim pikërisht këtë fjalë. Ne themi ‘Lavdi i qoftë Allahut në çdo kohë.” Në ceremonitë tona flasim shumë për Allahun. Ata që mendojnë se vetëm muslimanët e përdorin këtë fjalë gabojnë.
Patriarku palestinez, Sebastian Theodosis (Atallah Hanna) është patriarku i vetëm ortodoks nga Palestina në Jerusalem, derisa priftërinjtë dhe patriarkët tjerë të Jerusalemit janë grekë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit