Patriarku serb Irinej, u ka bërë thirrje të gjithë ish-banorëve të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre.
“E dimë që jetojnë në rrethana të vështira, por Zoti do t’u japë atyre forcë të durojnë dhe i ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre e të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”, ka deklaruar Irinej.
Gjatë manifestimit të festës së Shën Stefanit në manastirin e Deçanit, kanë marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç si dhe ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtiç.