1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Patate të pjekura me vezë: Drekë për tërë familjen e gatshme në çast!

Më të lexuarat

Recetë mjaft e shijshme dhe shumë e shëndetshme.

Përbërësit:

– 4 patate të mëdha,
– 2 qepë,
– 2 gota ujë,
– 2 decilitra vaj,
– Pak erëza të thata,
– Pak kripë,
– Pak piper.

Për shtesë:

– 3 vezë,
– 4 lugë miell,
– 4 – 5 lugë vaj,
– Erëza të thata,
– Piper,
– Ujë (bën edhe 100 g kaçkavall).

Përgatitja:

Në një enë rezistuese ndaj zjarrit qitni qepën e grirë, pastaj shtoni pataten e prerë në feta, erëzat dhe vajin dhe që të gjitha përzieni me dorë.

Pastaj qitni ujë dhe futeni në furrë shporeti në 250 gradë celsius që të piqet.

Tundni shtesën nga vezët, vaji, erëzat dhe mielli dhe që të gjitha qitni sipër patateve.

Futeni sërish në furrë që të piqet.

Në patatet e pjekura të nxehta mund të qitni edhe pak kaçkavall të grirë në rende.

Ju bëftë mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit