Një pastrues Indian ishte në detyrë kur hasi mbi një çantë në Al Qusais, Dubai. Për kuriozitet, ai e hapi çantën dhe e gjeti atë të mbushur me gjëra të vlefshme, stoli dhe diamante.
Menjëherë, Vinaktaramana Motabatolal shkoi në stacionin e policisë për tu dhënë çantën oficerëve të policisë. Vlera e çantës me stoli ishte 200.000 dërhem (45.000 euro)
Drejtori i stacionit të Policisë, e ftoi atë në zyre për të falënderuar për gjestin e mirë dhe i dha atij një dhuratë dhe një mirënjohje.
Pasi doli lajmi, shumë njerëz nxituan për të qenë krenar me aktin e këtij njeriu. Ata e falënderuan e disa e quajtën edhe hero të ditës në Dubai./KohaIslame.com/