-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pastrimi i trupit në Evropë konsiderohej blasfemi

Më të lexuarat

Evropianët kishin erë të padurueshme pisllëku, aq sa i dërguari i Rusisë cariste e përshkroi mbretin Luis XIV të Francës.. se era e tij ishte më e pistë se ajo e një kafshe të egër dhe se njëra nga shërbëtoret e tij, De Montespame, zhytej në një legen me shafran të Indisë për të mos marrë erën e mbretit!
As rusët nuk ishin në një gjendje më të mirë. Udhëpërshkruesi Ahmed b. Fadlan i përshkruan ata si:
“Krijimet më të ndyra të Zotit, nuk pastrohen pas kryerjes së nevojës fiziologjike”
Cari rus Pjetri urinonte në murin e pallatit në prani të njerëzve!
Mbretëresha Isabella e parë, që vrau myslimanët në Andaluzi, është larë vetëm dy herë në jetën e saj!
Ishte ajo që shkatërroi banjat andaluziane.
Mbreti spanjoll Filipi II ndaloi fare larjen në vendin e tij ndërsa vajza e tij Isabelle II u betua të mos i ndërronte të brendshmet deri në fund të rrethimit të njërit prej qyteteve që zgjati tre vjet, papastërti kjo që ia mori jetën!
Këtu bëhet fjalë për mbretër, e lëre më për njerëzit e thjeshtë!
Parfumet franceze, për të cilat është i famshëm Parisi, u shpikën për të kapërcyer mu këtë erë të keqe. Për shkak të kësaj fëlliqësie, sëmundjet po përhapeshin në mesin e tyre, murtaja vinte dhe korrte gjysmën ose një të tretën e banorëve, herë pas here. Mu për këtë, qytetet më të mëdha evropiane, Parisi dhe Londra nuk kapërcenin numrin e banorëve më shumë se 40.000, ndërsa qytetet islame tejkalonin shifrën e një milioni.
Historiani francez Drebar thotë: “Ne evropianët i detyrohemi arabëve ngaqë morëm prej tyre mjetet e mirëqenies në jetën tonë publike. Myslimanët na mësuan se si ta mbajmë trupin tonë të pastër. Filluam t’i imitonim në heqjen e rrobave dhe larjen e tyre. Myslimanët mbanin rroba të pastra dhe të shndritshme, kështu që disa prej tyre i zbukuronin me gurë të çmuar si smerald, safirë dhe koral, dhe dihej se Kordoba ishte plot me treqind banjat e saj, ndërsa kishat e Evropës shihnin larjen si mjet blasfemie dhe një mëkat.
E tërë merita për këtë ju takon udhëtarëve dhe mërgimtarëve myslimanë.”
Emri i vendit të larjes ‘bath-room’ në anglisht, është marrë nga emri i Muhamed Bath, muslimanit indian që i mësoi ata në epokën e tij se si të bënin dush dhe të pastroheshin.

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit