Një pastor krishterë ka konfirmuar se mësimet islame janë më afër me Krishtin se shumë prej kishave perëndimore, në bazë të studimeve krahasimtare të bëra në dyja besimet.
‘’ E di që disa theksime në mësimet Islame janë më afër me mësimet e Krishtit dhe Biblës se sa shumë prej mësimeve në kishat perëndimore’’ ka thënë për Christian Today, Steve Chalke, pastor dhe themelues i Oasis Charity transmeton Ekuilibër.
‘Në fund të fundit gjitha interpretimet se kush është Allahu/Zoti mund të shihen përmes Jesusit’ shtoi ai duke konfirmuar se dyja besimet adhurojnë të njëjtin Zot ose Allah.
‘Islami dhe Krishterimi janë dy besime të ndryshe dhe ka dallime të mëdha mes këtyre dyjave’’/
Chalke këto komente i ka të përfshira në librin e tij të ri ‘Radikal’ në të cilin vjen me përfundimin se ‘Myslimanët dhe të Krishterët adhurojnë të njëjtin Zot’.
Ai sqaron se si të Krishterët e interpretojnë zotin në mënyra të ndryshme. ‘Si individ të gjithë adhurojmë hije të ndryshme të te njëjtit Zot’ thotë ai.
‘Ka të krishterë që adhurojnë një Zot ‘militant’ dhe të ‘dhunshëm’ . Ka të krishterë që adhurojnë një Zot që nuk dëshirojnë gratë të jenë udhëheqëse. Ka të krishterë që adhurojnë Zoti që u thotë që nëse jeni gay do digjeni në zjarrë. Ka të krishterë që adhurojnë një Zot që nuk beson në ngrohjen globale’.
‘Unë nuk i ndaj edhe pse kanë qasje ndryshe prej meje prë Zotit’ shtoi ai.
Islamin ai e përshkruan si një fe shumë tërheqëse./ekuilibër/