25 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Mos e Humbisni këtë Histori. Pyetjet e Herakliut, Perandorit dhe te parit të Krishterëvë në Bizant drejtuar Ebu Sufjanit

Më të lexuarat

Ibn Abbasi r.a tregon se: ” Njëherë Ebu Sufjan Ibn Harbi më tregoi se Herakliu perandori i Bizantit, i kishte cuar atij një lajmëtar gjatë qëndrimit për tregëti me karvanin e kurejshëve.” Vendodhja e tyre e tyre ishte ne Sham(Siri, Liban,Palestinë,Jordani) Në atë periudhe Profeti Muhammed a.s ishte ne paqe të përkoshme me Ebu Sufjanin dhe kurjshët. Herakliu e ftoi Ebu Sufjanin dhe shoqëruesit e tij tek pallati mbretëror në ilija ( Jeruzalem) ku në oborin e tij ishin të pranishëm fisnikët romakë dhe përkëthyesi i tij. Ai i drejtoi disa pyetje Ebu Sufjanit në lidhje me Profetin Muhammed a.s. Filloi me pytejtet: “ Cili prej jush është më i afërti i këtij burri që thotë se është Pejgamber?” Unë jam” iu përgjigj Ebu Sufjani. Herakliu kërkoi që ai të afrohej përball ti dhe shoqëruesit të qëndronin mbrapa në mënyrë të tillë që ai të mos gënjente në lidhje me pyetjet reth Profetit Muhammed a.s sepse nëse ai do genjente ata do kundërshtonin atë. Ebu Sufjani ka thënë më pas se: ” Për All-llahPo të mos kisha turp nga shoqëruesit e mi se do të më vinin emrin e gënjeshtarit, un nuk do të kisha treguar të vërtetën për Profetin Muhammed a.s, Herakliu filloi me pyejtet. “Cila është shkalla shoqërore e familjes së tij ndër ju?!” Iu përgjigja: ” Ai i përket një familjeje të shquar ndër në.” – A e ka thënë ndonjëri nga ju më parë atë që thotë ai( dmth se është i Dërguari i Zotit)?” – Jo! iu përgjigja thot Ebu Sufjani. – ” A ka qenë ndokush nga paraardhësit e tij mbret?” JO! – “A shtohen apo pakësohen ndjekësit e tij?” Ebu Sufjani iu përgjigj” Pëkundrazi shtohen” Herakliu vazhdoi:” A ka ndonjë nga ata të cilët përqafojnë fene e tij që të mërzitet dhe ta braktisë më pas fenë?” Jo!– A e keni akuzuar ndonjëherë për gënjeshtar para këtij pohomi të tillë? Jo tha Ebu Sufjani. Herakliu vazhdoi:” A ka tradhëtuar apo shkelur ndonjëherë marrëveshjet e tij?” Jo asnjëherë! Herakliu pyeti: ” A keni luftuar me të? PoCili ka qënë përfundimi i luftrave kundër tij? Ebu Sufjani iu përgjigj:” Lufta mes nesh ka qënë e këmbyer herë ka fituar Ai dhe herë ne. Herakliu vazhdoi: ” E cfarë ju urdhëron ai?” i thashe: ” Ai na urdhëron të adhurojmë vetëm All-llahun, Një dhe një të Vetëm dhe të mos i vëmë Atij shokë. duke adhuruar tjetërkënd në vend të Tij apo përkrah me Të; të heqim dorë nga cfarë adhuronin baballarët tanë dhe na urdhëron për faljen e namazt, për dretësi, për të folur drejt, për dëlirësi dhe për mirëshkuesi me farefis.”

Herakliu në sajë të përkëthyesit të ti më thoshte se: “Në të vërtetë, un të pyeta për familjen e tij dhe ti the se ai i pëkiste një familje shumë fisnikë, dhe kështu janë të Dërguarit: ata të gjitha kanë dalë nga familjet më të shquara të kombit të tyre. Të pyeta nësë ndokush tjetër mes jush ka deklaruar një gjë të tillë reth profecisë para tij dhe përgjigja ishte ishte mohuese. Të bëra këtë pyetje për arsyen sepse nëse ajo do te ishte pohuese do të mendoja se ky burrë ndiqka fjalët e paraardhësit të tij. Më pas të pyeta nësë ka që ndonjë nga paraadhësit e tij mbret dhe përgjigja ishtë mohuese dhe nësë do të ishtë pohuese do të mendoja se kërkon mbretërinë e të parëvë të vet. Të pyeta nëse ishte akuzuar ndonjëherë për gënjeshtra më parë se të nxirrte këtë pretendim reth profecisë dhe përgjigja qe mohuese dhe un këtu e kuptoj qartë se ai qe nuk ka folur kurrë gënjeshtra ndaj njerëzve nuk mundet kurrë që të gënjeje ndaj All-llahut. Reth pyetjes se nëse e ndjekin te pasurit apo të varfërit dhe ju vërtetuat se e ndjekin te varfërit, dhe është e vërtetë se ata janë gijthmonë pasuesit e Profetëve. Të pyeta nëse shtohen apo pakësohen ndërsa ti përmende se ata shtohen e tillë është ceshtja e imanit besimit të vertëtë derisa ai të plotësohet e të përmbushet ne cdo pjesë të tij. Të pyeta nëse ndonjeri prej tyre e braktis fenë e tij pasi e ka përqafuar ate duke qenë i pakënaqur me të ndërsa përgjigja jote që mohuese. I tillë është besimi i vërtetë kur ëmbëslia e tij hyn në zemra dhe shkrihet plotësisht në to. të pyeta përsëri nëse ka tradhëtuar dhe thatë se Jo, vërtet kështu është të Dërguarit kurrë nuk tradhtojnë. Pastaj të pyeta se cfarë ju urdhëron dhe ti përmende se ju urdhëron të adhuroni vetëm All-llahun Nje e të Vetëm dhe të mos i bashkoni gje Atij në adhurim, jau ndalon adhurimin e idhujve; pastaj ju urdhëron të falni namazin, të filsni drejt dhe të jeni të dëlirë. Nëse gjithë c’ke thënë është e vërtetë atëherë shumë shpejt ai do të zotërojë këtë vend që është nën këmbët e mia. Dhe un e dija nga shkrimet e para se ai do të dilte por nuk e dija se ai do të ishte prej jush dhe nëse do të isha i sigurt për të shkuar tek ai atëherë do të shkoja menjëherë për ta takuar e po të gjendesha pranë tij pa dyshim që do t’ia laja këmbët.” Herakliu mori letrën që i kishte dërguar i Dërguari i All-llahut, Muhammedi Alejhi Selam dhe lexoi: ” Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Nga Muhammedi, rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij, drejtuar Herakliut, sunduesit të bizantinëve, Paqja qoftë mbi atë që ndjek Udhën e Vërtetë. Për më tej, un të ftoj të përqafosh Islamin. Bëhu Musliman, që të jesh i shpëtuar nga ndëshkimi i All-llahut, dhe All-llahu ka për të të dhuruar shpërblim të dyfishtë. Por, nëse ti nuk e pranon këtë, atëherë mbi ty do të jetë përgjiegjësia për gjynahet e popullit tënd. ” O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh te jush: se do të adhurojmë vetëm All-llahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë në adhurim dhe se njëri-tjetrrin nuk do ta mbajmë për zot, në vënd të All-llahut! Nese ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: ” Deshmoni se ne i jemi nënshtruar All-llahut! ( Kur’an, 3:64) Kur Herakliu mbaroi fjalën e tij dhe pasi lexoi letrën u bë shum gjullurdi dhe u ngritën zerat në oborrin mbretëror, kështu që ne na nxorën jashtu. Unë u thashë shokëve të mi se ceshtja e Profetit Muhammed Alejhi Selam, është bërë aq e dëgjuar sa dhe mbreti i Beni Esfer-ëve ( Bizantit) po i frikësohet atij. Që këtej unë po i bindesha se i Dërguari i All-llahut, Muhammedi Alejhi Selam, shumë shpejt do të ishte fitimtari derisa un përqafova Islamin duke më udhëzuar All-llahu drejt tij. Ibn Naturi ishte në atë kohë sundesi i Ilijas ( Jeruzalemit) kurse Herakliu i pari i të krishtrëve të Shamit. Ai tregon se një herë kur Herakliu ndodhej për vizitë në Ilija u ngrit në mëngjes i mërzitur në vetvete dhe disa nga priftërinjtë e tij e pyetën se pse ishte në atë gjëndje. Herakliu njëkohësisht ishte parashikues dhe astrolog. Ai tha se: ” Natën kur veshtrova yjet, pashë se është dukur dhe ka triumfuar prijësi i atyre që bëhën synet, cili është ai popull?” Ata iu shprehen se ashkush tejtër përvec hebrenjëve nuk bëhën synet por ti shpreh urdhërin dhe ne i sjellim këtu. Pasi thanë këto fjalë atyre iu vjen një lajmëtar nga mbreti i Gassanit i cili erdhi përball Herakliut për ti bërë të njohur lajmin e të Dërguarit të All-llahut, a.s. Herakliu urdhëroi të shikonin nëse lajmësi i Gassanit ishte bërë synet dhe pa se ai ishte bërë synet. Pataj e pyeti për arabët dhe ai u përgjijgj: ” Edhe ata e zbatojnë bërjen synet.” Pasi dëgjoi këtë, Herakliu bëri të njohur se sundimi i këtij kombi, arabëve, tashmë ka nisur dhe nu nis për në Hims një qytet ne Siri dukë pritur atje derisa i mberiti letra mikut të tij të dërguar nga ai sepse ishin baras në dituri. Sipas letrës edhe shoku i tij pajtohej me mendimin e ardhjes se Profetit Muhammed Alejhi Selam, dhe se vërtet Ai ishte Pejgamber, i Dërguar i Zotit. Herakliu thiri gjithë krerët e Bizantinëvë dhe urdhëroi që dyret e pallatit të mbylleshin. Doli para tyre dhe tha: ” O bizantinë! Nëse dëshironi triumfin, nëse kërkoni udhëzim të shpejtë dhe nëse doni që perandoria të mbetet e juaja, atëherë jepjani besën këtij Profeti!” Pas kësaj fjalë të gjithë njerëzit u dyndën drejt dyrve të pallatit, po i gjetën të mbyllura. Herakliu kur vërejti urrejtjen e madhe që kishin ndaj Islamit, dhe duke humbur shpresën që ata mund të besonin, kërkoi të shkonin përsëri drejt tij dhe citoi: ” Ajo që sapo ju thashë, ishte vetëm për të provuar forcën edhe lidhjen që keni me fene tuaj, tashme e pash atë.” Të gjithë të pranishmit ranë me fytyrë përtokë para tij të kënaqur me të. Ky ishte fundi i cështjes se Herakliut për sa i përket besimit të tij.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit