-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Pasiviteti i komunitetit ndërkombëtar për Idlibin do të ketë një kosto të madhe”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një artikull për gazetën amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) është shprehur se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij, teksa sulmi ndaj Idlibit vërehet në horizont, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një artikull me titull “Bota duhet ta ndalojë Asadin” në gazetën WSJ presidenti Erdoğan ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri dhe pozicionin e Turqisë.

Në artikullin e tij, Erdoğan, ka vënë në dukje se Turqia në lidhje me çështjen e Idlibit ka bërë më shumë se mundësitë e saj, ndërsa janë të qarta veprimet që regjimi i Asadit ka kryer në 7 vitet e fundit në Siri.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij, teksa sulmi ndaj Idlibit vërehet në horizont. Qëndrimi pasiv do të ketë një kosto të madhe. Nuk mund ta braktisim popullin sirian në mëshirën e Bashar al Asadit. Qëllimi i sulmeve të regjimit kundrejt Idlibit nuk është një fushatë e vërtetë dhe efektive në luftën kundër terrorizmit, por të eliminojë opozitën pa dallim”, është shprehur Erdoğan.

Erdoğan ka theksuar se “Idlibi është dalja e fundit para urës. Nëse Evropa dhe SHBA-ja nuk kalojnë tani në veprim, jo vetëm sirianët e pafajshëm, por e gjithë bota do të paguajë një kosto të rëndë. Turqia me të gjithë fuqinë e saj ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të ndaluar masakrën që ndodhet pranë saj. Për të qenë të sigurt për arritjen e një suksesi edhe pjesa tjetër e botës duhet të lërë mënjanë interesat personale dhe të drejtohet për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj kësaj”.

“Në të njëjtën kohë ne kemi qenë edhe në objektiv të organizatave terroriste që operojnë në një territor fare pranë vendit: Të ashtuquajturit Shteti Islam dhe PKK-ja. Por pavarësisht këtyre nuk na është dobësuar qëndrimi ynë i vendosur as si pasojë e kostos së madhe të ndihmave humanitare dhe as nga shqetësimet e sigurisë”, është shprehur presidenti turk pasi ka rikujtuar se Turqia ka shfaqur një përkushtim të madh duke pritur, strehuar më shumë se 3.5 milionë sirianë.

Po ashtu duke iu referuar bisedimeve në Gjenevë dhe ato në Astana, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje përpjekjet diplomatike të Turqisë për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës siriane dhe rolin ndërmjetësues të Ankarasë në të gjithë këtë procese.

Duke bërë të ditur se regjimi i Asadit bashkë me aleatët e tij vazhdojnë përgatitjet për sulm kundrejt Idlibit, Erdoğan ka dhënë informacionin se “Qeveria jonë në përpjekje për të ndaluar një sulm të tillë ka kontribuar në përcaktimin e një zone jo-konfliktuale dhe ka formuar 12 pika vëzhgimi”.

– Mesazhi për “Përgjegjësi” SHBA-ve, Rusisë dhe Iranit

Në çështjen e Idlitbit duke i bërë thirrje SHBA-ve, Rusisë dhe Iranit, presidenti Erdoğan ka vlerësuar se “SHBA-ja e cila fokusohet në sulmet me armë kimike duhet të refuzojë mbikëqyrjen arbitrare të hierarkisë mes vdekjeve. Armët konvencionale janë më shumë përgjegjës për vdekjet, dhe nuk i mbetet përgjegjësi vetëm perëndimit për të ndaluar masakrën fare pranë nesh. Në të njëjtën mënyrë për ndalimin e kësaj fatkeqësie njerëzore menjëherë pranë nesh janë përgjegjës edhe aleatët tanë në procesin Astana, Rusia dhe Irani”.

“Regjimi i Asadit sulmet e tij po përpiqet t’i legjitimojë nën bazën e luftës kundër terrorizmit. Në këtë pikë mos gaboni: Asnjë vend nuk e meriton më shumë sesa Turqia vlerësim në luftën kundër terrorizmit. Ndërsa zgjidhja e Bashar al Asadit është e gabuar. Njerëzit e pafajshëm nuk duhet të sakrifikohen në emër të luftës kundër terrorizmit. Kjo vetëm do të hapë mundësi të reja për ekstremizmin dhe terrorizmin. Shfaqja e DEASH-it në Siri ishte rezultat i asaj që ndodhi, jo arsye”.

“Nevojitet operacion ndërkombëtar anti-terrorizëm”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në disa vende në Idlib janë aktive organizata terroriste si “Hejet Tahrir esh-Sham”, por se këto elementë përbëjnë vetëm një pjesë të popullatës së Idlib-it, Erdoğan ka vlerësuar se “Në Idlib nevojitet një operacion më gjithëpërfshirës ndërkombëtar kundër terrorizmit për të eliminuar elementët terroristë dhe ekstremistë në rajon dhe për të sjellë para drejtësisë luftëtarët e huaj. Opozitarët e moderuar kanë luajtur një rol të madh në luftën kundër terrorizmit të Turqisë dhe në pjesën veriore të Sirisë; mbështetja e tyre do të jetë i rëndësishëm edhe për Idlibin”.

“Turqia ka demonstruar shembujt e saj teksa ka luftuar kundër DEASH-it dhe PKK-së. Aftësia e Turqisë për sigurimin e rregullit në veri të Sirisë janë provë se një qasje e përgjegjshme ndaj terrorizmit mund të bëjë që të fitohen zemrat dhe shpirtrat”, ka vlerësuar, Erdoğan, duke theksuar se mund të sigurojnë që civilët të mos dëmtohen teksa luftojnë kundër terrorizmit në Idlib.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit