Kompania londineze Henley & Partners, e cila ofron këshillim për shtetësinë ka publikuar një listë të rishikuar të pasaportave “më të fuqishme” në botë, sipas të cilave pasaportat e Japonisë dhe Singaporit janë të parat në listë, pasi me to mund të udhëtosh në 192 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pasaporta e Kosovës është më e dobëta në rajon. Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, më së miri qëndron Sllovenia, pasaporta e së cilës është në vendin e 11 -të dhe qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 181 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pas tyre vjen Kroacia, pasaporta e së cilës është në vendin e 18 -të, Serbia në vendin e 39 -të, Maqedonia e Veriut në vendin e 47 -të, Mali i Zi në vendin e 48-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 54 -të dhe Kosova në vendin e 108-të.
Raporti i fundit i Henley është një tregues se hendeku global në lirinë e udhëtimit nuk ka qenë kurrë më i madhe. abcnews.al