2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Pasaporta e vaksinës kundër COVID-19” do të bëhet e detyrueshme në trena, aeroplanë dhe shkolla në Itali

Më të lexuarat

Pasaporta e vaksinës e Italisë do të bëhet e detyrueshme për trenat në distanca të gjata, fluturimet ajrore të brendshme dhe shkollat.

Ndërkohë siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sindikatat dolën kundër lëvizjes protestuese anti-Green Pass të martën duke thënë se ata ishin me vendosmëri kundër bllokimit të trenave nga udhëtarët anti-vaks, të cilët nuk kishin një pasaportë të tillë.

“Rreziqet e qenësishme në një protestë të tillë janë të dukshme dhe duhet të merren masa për të mbrojtur përdoruesit dhe stafin”, kanë thënë sindikatat, Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti.

“Liria e transportit është një e drejtë Kushtetuese dhe ata që e bllokojnë atë në emër të së drejtës së supozuar për të mos u vaksinuar duhet të ndëshkohen me ligj”.

Ata thanë “shpresojmë se do të ketë një rimendim në lidhje me këto protesta”.

Sidoqoftë, mediat sociale janë përmbytur me parullën “Mjaft diktatura”.

Një postim tjetër popullor ishte “nëse nuk na lënë të largohemi pa pasaportën e skllavërisë, askush nuk do të largohet”.

Green Pass tashmë është i detyrueshëm për palestra, pishina, kinema, restorante dhe hapësira të tjera të brendshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit