1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pas vdekjes vullnetare të shkencëtarit australian, mijëra të tjerë duan të vdesin në Zvicër

Më të lexuarat

Kjo është çmenduria e botës moderne! Të ndihmosh në vrasje e vetes njerëzit që janë mërzitur nga jeta! Feja Islame gjithnjë motivon njeriun për jetë dhe vepra të mira, e assesi ndihmë në vrasje dhe në vetëvrasje. Allahu na e ka dhënë jetën dhe Ai do të na e marrë atë! Por kjo çfarë ndodh në botë është një krizë që ka familja, njeriu dhe identiteti europian!

Pas asistimit në vdekje të hulumtuesit australian, David Goodall, organizata “Exit” në Zvicër është vërshuar nga kërkesat për ndihmesë gjatë vdekjes.

Ndihmesa në vdekje, tani do të bëhet çështje ligjore.

Fiona Stewart është udhëheqëse e organizatës për ndihmesë gjatë vdekjes “Exit” në Australi, e cila e ka organizuar udhëtimin e David Goodall (104) në Zvicër.

Tani, ajo është vërshuar nga mijëra kërkesa të drejtuara në adresë të saj që kërkojnë ndihmesë gjatë vdekjes.

Eternal Spirit dhe Dignitas për ndihmesë gjatë vdekjes parashohin çmim prej 10.000 frangash për të huaj, ndërsa për zviceranë 4.000 franga. Nga ana tjetër, organizata Exit kërkon anëtarësim në organizatë me çmim prej 1.100 frangash.

Tani, çështja e ndihmesës në vdekje do të bëhet edhe çështje gjyqësore, pas disa keqkuptimeve rreth çmimit dhe mënyrës së realizimit të këtij procesi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, David Goodall, i lindur në Britani, por që jetoi në Australi nuk kishte një sëmundje të përhershme, por me arsyetimin se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar, ai siguroi një takim të shpejtë me “agjencinë për vdekje”, Life Circle, në Basel të Zvicrës.

Ai mori në një aeroplan të mërkurën vonë, i rrethuar nga miqtë dhe familja, duke u dhënë lamtumirën e fundit, duke përfshirë një lamtumirë të përzemërt nga nipi i tij.

David Goodall në minutën e fundit kishte luajtur një pjesë nga simfonia e 9-të e Beethovenit, ndërsa ushqimi i fundit i Goodall ishte ai i preferuari – peshku dhe patate të skuqura dhe ëmbëlsirë.

Citohet të ketë kërkuar të mos bëhej funeral për të dhe kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi.

Ndërkaq,sipas një statistike të Entit federal të statistikave, gjatë një viti në Zvicër vdesin pothuajse një mijë persona me ndihmesë. Para 15 vitesh kanë qenë më pak se 200, shkruajnë mediat zvicerane.

Kjo është fytyra e vërtet e perëndimit i cili u ndihmon njerëzve të vdesin. Të lumët ne që jemi musliman dhe as nuk e vrasim veten, as nuk e ndihmojmë dikë ta mbyt veten. Kemi besim në Allahun se Ai e di kur ne duhet të vdesim dhe se tek Ai ne të gjithë do të rikthehemi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit