5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Pas vaksinimit të 83 për qind të popullatës, Danimarka heq masat anti COVID-19

Më të lexuarat

Danimarka nga sot po shfuqizon masat e mbetura të vendosura për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, një veprim që shpjegohet me mbulimin e lartë të vaksinimit të popullatës.

Njerëzit nuk do të kenë më nevojë të tregojnë një certifikatë COVID-19 që tregon se ata janë vaksinuar, se ata kanë kaluar coronavirusin ose kanë një test negativ, madje edhe në ngjarje të mëdha, të tilla si ndeshjet e futbollit, ose në klubet e natës, të cilat sapo janë hapur.

E gjithë kjo falë numrit të lartë të të vaksinuarve. Deri më tani, 83 për qind e danezëve mbi moshën 12 vjeçare janë vaksinuar plotësisht, raporton politico.eu.

Danimarka nuk do ta klasifikojë më Covid-19 si një sëmundje “kritike shoqërore”. Gjatë muajve të fundit, qeveria ka hequr gradualisht detyrimin për të mbajtur maska dhe masa të tjera.

Sidoqoftë, për udhëtarët që hyjnë në vend nga jashtë, disa kufizime do të mbeten në fuqi. Nëse kërkohet një test për të hyrë në shteti danez varet nga vendi ose rajoni nga i cili personi hyn në atë vend. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit