0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pas tjetër gjakderdhjeje masive: Vuçiç shpall “çarmatimin e Serbisë”

Më të lexuarat

Edhe 8 të vrarë të tjerë nga një i ri, pas masakrës në një shkolle nga një 13-vjeçar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas vrasjeve masive të ditëve të fundit, ka paralajmëruar masa të reja dhe të gjera që parashikojnë dënime më të rrepta, konfiskimin e armëve të ligjshme dhe të paligjshme, ekzaminime mjekësore, si dhe, siç tha ai, “çarmatimin e Serbisë”.

Ai, me shprehje ngushëllimi, theksoi se kanë humbur shumë fëmijë, shumë të rinj dhe se ky “është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe që çdo qytetar e ndjen”.

“Kombet e mëdha, dhe populli serb dhe qytetarët e Serbisë janë një komb i madh, edhe pse kanë jetuar në një vend të vogël territorialisht dhe numerikisht, kanë arritur të gjejnë zgjidhje në kohë tragjedish. Humbëm shumë fëmijë dhe njerëz të mrekullueshëm…”, tha Vuçiç.

Punonjës policie në të gjitha shkollat

Më pas ai paralajmëroi masa të reja, duke filluar nga fakti se do të ketë një polic në secilën prej 331 shkollave në Beograd.

“Ne duam të rrisim sigurinë, do të ulim dhunën e bashkëmoshatarëve me 80 për qind në këtë mënyrë, që është një punë e madhe. Ata që rrahin më të dobëtin kanë frikë nga më i forti dhe shteti është më i forti. Do të ketë 331 policë në çdo shkollë, aq sa janë, do të jenë më shumë…”

Vuçiç tha në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media se do të gjenden 25 milionë euro të nevojshme për masa të reja sigurie.

“Sulmi i djeshëm ishte një sulm terrorist, një akt në të cilin forcat tona speciale u ngarkuan me arrestimin ose neutralizimin e një terroristi. Vrasësi është arrestuar dhe nuk do ta shohë kurrë dritën e ditës”, tha Vuçiç, duke shtuar se ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë që të sjellë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin, me të cilat do të forcohen kushtet për mbajtjen dhe posedimin e armëve.

Ai shtoi se do të ashpërsohen dënimet për mbajtjen e objekteve të rrezikshme si thika dhe të ngjashme që mund të shkaktojnë lëndime të nxënësve, fëmijëve dhe personave të tjerë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit