Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për këtë e ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.
Ndryshe, një ditë më parë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Presidencës, lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, tashmë është njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3397409120320418