0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pas takimeve në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar takojnë në veri zyrtarët e Listës serbe

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar sot në veri të vendit kanë takuar zyrtarët e Listës serbe dhe kryetarët e katër komunave në veri. 

Pas këtyre takimeve në Mitrovicë, të dy emisarët do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin nga qeveria serbe.

Ndryshe, gjatë vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak është takuar me krerët e shtetit dhe ata opozitarë.

Emisari i SHBA-së pas takimeve ka theksuar se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Ai bëri të ditur se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyjnë në fuqi dy vendimet qeveritare për targat dhe reciprocitetin në dokumente.

Edhe i dërguari i BE-së, Lajçak është shprehur se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha ai “çfarëdo tensioni më 1 shtator”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit