1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas Merkelit, e thotë dhe ministri i jashtëm francez: asnjë lidhje mes Islamit dhe terrorizmit

Më të lexuarat

“Nuk ka asnjë lidhje në mes të Islamit, radikalizmit dhe terrorizmit”, ka thënë i Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault, gjatë vizitës së tij në Xhakarta të martën, për shkak të shqetësimeve në rritje rreth kërcënimeve të tilla në gjithë globin.

Pjesë të botës, duke përfshirë edhe Francën dhe Indonezinë me shumicë muslimane, kanë parë sulme terroriste në vitet e fundit paralelisht me konfliktet që kanë shpërthyer në Lindjen e Mesme.

Në Shtetet e Bashkuara, kjo ka nxitur presidentin Donald Trump që të nxjerrë një urdhër ekzekutiv mbi emigracionin i cila ndalon qytetarët nga shtatë vende me shumicë muslimane.

Në lidhje me urdhërin, Ayrault në një fjalim publik tha: “Terrorizmi nuk ka kombësi apo fe. Nuk është e drejtë që të konsiderojmë një besim a një vend të caktuar si një kërcënim”.

Kreu u diplomacisë së Parisit po ashtu hodhi poshtë mesazhet e urrejtjes dhe diskriminimit në fjalën e tij në samitin “Franca dhe Bashkimi Evropian: Partnerë për Azinë Juglindore”, të organizuar nga Instituti Francais d’Indonesie (IFI) dhe Komuniteti për Politikë të Jashtme të Indonezisë (FPCI).

“Ky ka qenë qëndrimi i Francës. Ne refuzojmë t’i përziejmë gjërat të cilat duhet të mbahen të ndara, dhe qytetarët tanë janë të lejuar të praktikojnë besimet e tyre individuale, duke i mbajtur njëkohësisht nën mbrojtje vendet e tyre të adhurimit”, tha Ayrault.

Ai shtoi se me rritjen e kërcënimit të terrorizmit dhe radikalizmit, është duke u bërë gjithnjë më e rëndësishme bashkëpunimi në mes të gjitha qeverive, agjencive të inteligjencës, policisë dhe aktorëve të tjerë të demokracisë.

“Ky është një lloj partneriteti në të cilin dëshirojmë të angazhohemi, përfshirë edhe atë me Indonezinë”, tha në fund Ayrault. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit