1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas masakrës së Las Vegasit, Muslimanët po pyesin se si vrasësi i “vetmuar” nuk është “terrorist”

Më të lexuarat

Të dielën e kaluar, 64 vjeçari hapi zjarr ndaj 22,000 njerëzve gjatë festivalit të Las Vegasit, që është përshkruar si vrasja më e rëndë në historinë e Amerikës moderne.

Të shtënat që u bënë nga qytetari i SHBA-ve Stephan Padock ka lënë 58 të vdekur dhe më shumë se 500 të plagosur, thuhet sipas BBC.

Paddock vrau vetën në fund, ku policia e gjeti në dhomë me 23 armë. Po ashtu edhe në shtëpinë e tij në Nevada u gjetën edhe 19 armë të tjera.

Nuk është gjetur akoma motivi i vrasjeve. Mediat hutuan në fillim se ai para ca kohe kishte pranuar Islamin por ai doli që ishte lajm i kulluar.

Megjithëse ka bërë ai ka bërë një akt të rëndë akoma nuk është quajtur terrorist, për shkak të kësaj botës sonë Islamofobe, ku për muslimanët ka rregulla që praktikohen me sy mbyllur.

E kanë përshkruar me shumë emra, si i vetmuar, vrasës apo qitës lokal por jo “TERRORIST”. Ndoshta, sepse terrorizmi dhe vetëm terrorizmi është kur vrasësi është Musliman.

Shumë diskutime janë hapur në rrjete sociale por krejt njëzëri po thonë se kjo është standard i dyfishtë. Të ishte Paddock musliman shumë diskutime për justifikimin e ndalesës së Muslimanëve, që duhet rritur luftën ndaj terrorit, hakmarrje./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit