1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pas masakrës në Velipojë, digjen 60 shezlongë në Drimadhë, dyshohet për konflikt mes bizneseve

Më të lexuarat

Shfrytëzimi i vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt në jug të vendit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operon në këtë plazh!

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Njoftimi i policisë: Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D./abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit