-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pas këtij lajmi nuk do të shikoni më telenovela. Ja çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

Më të lexuarat

Të shikuarit vazhdimisht të serive televizive dëmton gjumin, e bën më pak cilësor, rrit ndjesinë e lodhjes dhe pagjumësinë.

Arsyeja është ndjesia e vigjilencës konjitive të shkaktuara nga maratonat televizive, sepse truri mbetet aktiv për një kohë të gjatë, sipas një studimi të fundit të Universitetit të Leuven (Belgjikë) dhe atij të Miçigan (SHBA).

Studiuesit kanë analizuar 423 të rinj, me moshë mes 18 dhe 25 vejç, ku 74 për qind ishin studentë.

Sipas këtij studimi, të apasionuarit e maratonave televizive kanë pasur më shumë lodhje dhe simptoma të pagjumësisë, cilësi të dobët të gjumit dhe një ndjesi alarmi më të lartë para se të shkojnë të flenë.

Madje analiza më të thelluara kanë treguar se kanë 98 për qind më shumë mundësi të kenë cilësi të dobët të gjumit se sa ata që shohin televizion mesatarisht.

Fanatikët e serive televizive, studiuesit i këshillojnë teknika çlodhjeje për të reduktuar ndjesinë e alarmit në tru para se të flenë.

Madje sugjerojnë që shërbimet në internet të filmave si “Netflix” t’i mundësojnë shikuesve të tyre të paravendosin një maksimum të orëve të të parit televizion përtej të cilit të mos shkojnë dot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit