Një universitet ka vendosur të hapë një autoshkollë për gratë, pas një dekreti mbretëror të nënshkruar javën e kaluar, përmes të cilit lejohet gjinia femërore që të drejtojnë makinat.
Universiteti “Princess Nourah” thotë se ka më shumë se 60,000 studentë femra në Riad dhe qytete të tjera në vend.
Në një deklaratë, universiteti tha se ishte “duke u përgatitur për të hapur një autoshkollë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse”.
“Ky është njoftimi i parë i tillë pas urdhërit nga Mbreti Salman për të lejuar gratë të drejtojnë makinat”, thuhet në deklaratë.
Arabia Saudite njoftoi të martën se për herë të parë në vend, do t’u lejojë femrave të pajisen me patentë shoferi njësoj si meshkujt, nën një dekret mbretëror, i cili do të hyjë në fuqi në qershor, duke shkaktuar eufori midis aktivistëve që kanë luftuar gjatë kundër kësaj ndalese. /tesheshi.com/