-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Pas 7 muajsh lirohet e burgosura më e vogël palestineze në burgjet e Izraelit

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë liruar 14 vjeçaren Melek el-Caliz, e burgosura më e re në moshë, që është mbajtur ndonjëherë në burgjet izraelite.

 

Palestinezja e mitur, në burg kaloi shtatë muaj, ndërsa pas lirimit u tha gazetarëve se është mbajtur në burgun HaSharon.

Sipas saj, në burg ndodhet një numër i madh i palestinezeve bashkë me fëmijët e tyre. Kushtet në burg i përshkroi si shumë të rënda, duke vënë theksin tek sjellja e vrazhdë e zyrtarëve të burgut.

Delegacioni palestinez për të burgosurit i cili vepron në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), thotë se 14 vjeçarja Melek është palestinezja më e re që është mbajtur në burgjet e Izraelit.

Ajo ishte arrestuar më 26 maj, në pikën e kontrollit Kalendiy mes Jerusalemit dhe Ramallahut, me pretendimin se kishte kryer një sulm me thikë.

Sipas autoriteteve palestineze, Izraeli po mban në burgje më shumë se 6.500 palestinezë, përfshirë 57 gra dhe 300 fëmijë. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit