0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pas 6 vitesh në burgun izraelit, nëna palestineze bashkohet me fëmijët e saj

Më të lexuarat

Palestinezja Nisree Abu Kmeil, e cila la pas shtatë fëmijët e saj kur u arrestua nga Izraeli në vitin 2015, nga të cilët më i vogli ishte tetëmuajsh, është e lumtur që pas gjashtë vitesh është ribashkuar me fëmijët.

E liruar nga burgu izraelit të dielën, por e lejuar dje të hyjë në Gaza, ku jeton familja e saj, Abu Kmeil u ribashkua me familjen nga e cila ishte gjashtë vite e ndarë.

Palestinezja i priti dashamirët që e vizituan në një tendë pritjeje në Gaza të vendosur për të pranuar urime.

Abu Kmeil i kushtonte vëmendje të veçantë djalit të saj shtatëvjeçar Ahmedit, të cilin iu desh ta linte kur ishte vetëm tetëmuajsh.

– “Ende nuk mund ta besoj se jam kthyer te fëmijët e mi”

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Abu Kmeil tregoi se si u ndie në natën e parë me fëmijët e saj pas gjashtë vitesh ndarje.

“Nuk fleta gjersa isha në dhomën e tyre, u përpoqa të kuptoja nëse po ëndërroja, nëse isha në shtëpi me fëmijët e mi. Ende nuk mund ta besoj se jam kthyer te fëmijët e mi. I kontrolloj çdo sekondë dhe dua të jenë pranë meje pavarësisht kallaballëkut”, shprehet Abu Kmeil.

Abu Kmeili tha se Izraeli e vonoi ardhjen e saj në Gaza për tri ditë.

“Ndërkohë, biseda me fëmijët e mi në telefon ma lehtësoi dhimbjen në atë moment”, rrëfen ajo.

– “Kam vdekur një mijë herë çdo ditë nga malli për fëmijët”

Siç shprehet më tej ajo, është shumë e vështirë për një nënë të qëndrojë larg fëmijëve të saj për një kohë kaq të gjatë.

“Unë kam vdekur mijëra herë çdo ditë në burg për shkak të mallit tim për fëmijët e mi. Gëzimi i nënës është t’i shikojë fëmijët se si rriten dhe të ndjekë çdo fazë të zhvillimit të tyre”, thotë Abu Kmeil.

“Tani ndihem sikur jam rilindur”, shtoi nëna palestineze.

Gjatë kësaj periudhe në burg, vajza 17-vjeçare Amira thotë se u bë “nëna e vogël” e vëllezërve dhe motrave të saj, duke krijuar lidhje të veçantë me ta.

“Unë isha vetëm 11 vjeçe kur u arrestua nëna ime. Për një vajzë në moshën time, ishte rraskapitëse përpjekja për t’u kujdesur për një fëmijë që kishte nevojë për gjërat e nënës, si ushqyerja me gji, monitorimi i shëndetit”, tregon Amira.

Ajo tha se këtë proces e ka kryer me ndihmën e babait dhe fëmijëve të tjerë.

Ndryshe, palestinezja Abu Kmeil ka lindur në qytetin e Haifës dhe filloi të jetojë në Gaza pasi u martua këtu.

Ajo u arrestua nga forcat izraelite më 18 tetor të vitit 2015 teksa po kalonte përmes Portës Kufitare Beit Hanoun.

Abu Kmeil u akuzua me një sërë akuzash, si “fotografim i Portit të Haifës për qëllime spiunimi gjatë vizitës tek familja në vitin 2014”, duke u dënuar me gjashtë vite burgim.

Abu Kmeil ka shtatë fëmijë: Firas (19), Faris (18), Amira (17), Melek (15), Dalya (13), Nadin (9) dhe Ahmed (7).

/aa/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit